Header Ad

Zyrtarizohet data e fillimit të Big Brother Albania, prej 18.Marsit hapen dyert e shtëpisë më të famshme në vend

04/04/2017
58 Views

Spektakli më i dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen është reality-show “Big Brother Albania”, njoftuar një vit më parë se Arbana Osmani do të rikthehej në pranverën e 2017 në drejtimin e edicionit të nëntë, tani pritja merr fund dhe pyetja “Kur fillon Big Brother ?” merr sot një përgjigje. Është mbrëmja e 18.Marsit ajo që do të ndez kamerat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri dhe jovetëm, ne ju kemi njoftuar edhe më parë se data e mundshme e fillimit të këtij spektakli ishte e shtuna e parë e muajit Mars, por burimet tona na konfirmojnë se puna vazhdon ende për këtë spektakël që pritet të jetë ndër më të ndjekurit në ekranin e Top Channel, studio dhe shtëpia e këtij edicioni të ri janë ende në punime dhe për këto arsye data e premierës është zhvendosur për në mesin e muajit Mars, është konfirmuar nga produksioni se aventura do të përfundojë përpara ditës së zgjedhjeve, por edhe nëse spektakli përfundon në 18.Qershor, nuk do të kemi një aventurë 100 ditore në këtë edicion të ri siç pretendohet akoma.

Me protagonistë të rinj, histori të reja, padyshim një shtëpi krejt e re, madje edhe me një format shumë origjinal, një edicion dashurie po vjen në ekranin e Top Channel dhe në dy kanalet e dedikuara Big Brother 1 & 2 që si çdo edicion vijnë ekskluzivisht në platformën televiziveDigitalb. Big Brother nuk është i paarritshem siç mendohet. Këtë vit ka vendosur të flasë me ju, pikërisht në faqen zyrtare të Big Brother në internet. Do jetë ai që do t’ju pergjigjet të gjitha pyetjeve dhe kurioziteteve që keni. Mos e humbisni këtë mundësi. Është e vetmja në historinë e Big Brother! Ne i urojmë shumë suksese gjithë produksionit të këtij edicioni të ri dhe në veçanti moderatoresArbana Osmani Page në këtë rikthim në spektaklin e saj! Shumë urime nga MEDIA•ALBANIA! Për të zbuluar më shumë rreth këtij edicioni të ri qëndroni me ne ditët në vijim! Gjithmonë të parët!!!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares52 views
Televizion
0 shares52 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com