Header Ad

Vjen Portokalli, ikën PaLimit

05/03/2017
50 Views

Rikthehet “Portokalli” në ekranin e Top Channel. Spektakli në Top i humorit dhe satirës sjell edhe surprizat e çdo fillim sezoni. Sezoni i ri i spektaklit të humorit më të ndjekur në vend, Portokalli fillon në datën 5.Mars.2017 këtë herë në orën 20:40, gjatë këtyre javëve që Portokalli ka qenë “me pushime” mbrëmja e të dielës në këtë ekran ishte e rezervuar për formatin argëtues të drejtuar nga Luana Vjollca “PaLimit”, mirëpo me këtë rikthim duket se ky format është zhvendosur ditën e hënë në mbrëmje në orën 22:55, një orar ky që duket se programi PaLimit tashmë nuk do ti drejtohet të gjithë audiencës, por vetëm një pjese të saj. Portokalli vjen me shumë surpriza, aktorë të rinj,

“Jam shumë entuziast për dy prurje të reja në skaletët e “Portokallisë”. Janë dy aktorë të rinj, të cilët provojnë për herë të parë këtë skenë. Këtë sezon kthehet një dyshe personazhesh më të dashur për publikun ‘Çifti i lumtur’”, zbulon regjisori Altin Basha.

Që në krye të herës, satira politike ka zënë vendin kryesor. Dhe fillimi i këtij sezoni përkon me një situatë që ka mjaft material për satirë. “Në fokus do të jetë më shumë qeveria sesa protesta. Për ne, e keqja e vendit është më shumë qeveria se sa opozita”, shprehet Altin Basha. Spektakli do të vijojë me ndërthurjen e moderimit dhe aktrimit me Xhemi Shehun dhe Salsano Rrapit.

“Mbas shumë lajmeve të “vërteta” për largimin tim, e shikon që unë lajm larguar nga drejtimi dhe po punoj si punëtor skene”, thotë me shaka Salsano Rrapi.

E përveç prurjeve të reja, “Portokalli” sjell gjithmonë personazhet me të afërt me publikun, ose yjet e saj. Gjithçka fillon të dielën në orën 20:40, në ekranin e Top Channel.

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares416 views1
BIG BROTHER
0 shares416 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares147 views
Televizion
0 shares147 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares71 views
Televizion
0 shares71 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com