Header Ad

Vera sjell kanale të reja, sinajl digjital në 90% të vendit

08/04/2017
204 Views

Ditën e premte, më datë 7.Prill Autoriteti i Mediave Audiovizive në rolin e koordinatorit të procesit të digjitalizimit të transmetimeve audiovozive organizoi një takim konsultues dhe prezantues mbi zhvillimet më të fundit të procesit të digjitalizimit në vend. Z. Gëllçi nga ana e tij ftoi operatorët që të mbështeten në rrjetin publik duke e cilësuar si më të sigurtin edhe më cilësorin deri tani. Ai tha se RTSH ka filluar transmetimet me teknologjinë DVB-T2 në allotmentin e Tiranë-Durrësit dhe po ashtu në zonën e Fierit, Beratit, në Korçë dhe po shtrihet në jug të vendit, po ashtu është gati për të filluar transmetimet edhe në zonën e Kukësit. Ai garantoi se brenda verës 90% e territorit do të mbulohet me sinjal, sipas kontratës. Së bashku me RTSH edhe rrjeti i TV Klan ka përparuar edhe më shumë, aktualisht sinjali i kësaj platforme mbulon me sinjal rrethet Tiranë, Durrës, Krujë, Laç, Lezhë, Shkodër, Kavajë, Fier, Vlorë, Elbasan, Korçë, Beratin, Kuçovën, Urën Vajgurore, Poliçanin, Devoll, Delvinë, Sarandë dhe gjysmën e Korfuzit, 76% të popullsisë. Dekoderat janë shpërndarë falas për të gjitha familjet që marrin ndihmë ekonomike në gjithë vendin, ndërsa pjesa tjetër që nuk ka një televizor me marrës DVB-T2 duhet të marr sa më shpejt një dekoder, sepse brenda pak javësh do fiket sinjali analog në zonën Tiranë-Durrës e më pas gradualisht në gjithë vendin. Dekoderi VIVAX DVB-T2 MPEG4 kushton 4000 lek dhe e gjeni në dyqanet elektroshtëpiake, ndërsa në treg gjeni edhe dy dekodera të tjerë Digitalb prej muajit Dhjetor ka prezantuar dekoderin DVB-T2 që kushton 5900 lek dhe përveç kanaleve pa pagesë ky dekoder ju ofron mundësinë për të ndjekur kanalet e kësaj platforme me një abonim në një prej paketave tokësore. Pak ditë më parë edhe Tring ka nxjerr në treg dekoderin e ri të saj HD DVB-T2 i cili është në një ofertë promocionale me një çmim prej 8900 lekësh së bashku me kartën Smart dhe një abonim 3 mujor në këtë platformë. Nuk ka informacione se çfarë po ndodh me rrjetet e tjera të licensuara si Topmedia dhe Media Vizion se në çfarë faze janë këto rrjete dhe cilat zona mbulojnë aktualisht me sinjal, por shumë shpejt do ketë informacione të tjera rreth këtij procesi dhe muaji Qershor do sjell ndryshime të tjera. Për çdo pyetje mund të kontaktoni me AMA në numrin e telefonit +355 04 410 4455 nga ora 09:00 deri në 21:00. Ju urojmë shikim të këndshëm dhe punë të mbarë të gjithë televizioneve dhe rrjeteve digjitale!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares52 views
Televizion
0 shares52 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com