Header Ad

“Trimi dhe e bukura” së shpejti nis në KTV

04/04/2017
363 Views

Shikuesit e Kohavision KTV në Kosovë dhe ata të TV Klan në Shqipëri së shpejti do të kenë mundësinë që të ndjekin në të njëjtin serial dy prej aktorëve më të dashur turq, Kivanc Tatlitug dhe Tuba Buyukustun. Në fund të vitit 2016 në Turqi ka nisur transmetimi i serialit “Cesur ve Guzel” “Xhesuri (Guximtari ose Trimi siç është përkthyer në Kosovë) dhe e Bukura”, një superprodhim i kompanisë së produksionit “Ay Yapim”, i njëjti ekip që ka prodhuar serialet shumë të dashura për shqiptarët si “Ezel”, “Kuzey Guney”, “Diamante dhe dashuri”, “Dashuri e ndaluar”, etj. Një tjetër serial i rekordeve vjen në ekranin e Kohavision KTV në Kosovë prej datës 3.Prill çdo ditë, nga e hëna në të premte në orën 21:30 dhe nga muaji Shtator ky serial pritet të nis transmetimin çdo të diel në ekranin e TV Klan në vend të serialit turk “Fate të kryqëzuara”.

Tahsin është kreu i familjes Korludag, pasuria dhe influenca e madhe në shoqëri bën që të gjithë t’a kenë frikë dhe t’a respektojnë. Nuk ekziston një vend apo person në qytet të cilin ai nuk e kontrollon. Ai është baba i dy fëmijëve; i biri Korhan është zhgënjim total për të atin; Tahsin do shumë Syhan (Tuba Buyukustun), vajzën e tij të zgjuar dhe të bukur. Bashkëshortja e Korhanit rreket pa sukses të ngelet shtatzënë. Ajo shkon deri aty sa tenton të vrasë kunatën e saj, Syhan, nga frika se mos ajo lind para saj trashëgimtarin e familjes. Mirëpo planet e saj djallëzore dështojnë kur një i huaj, i pashëm dhe i çuditshëm, futet në histori duke shpëtuar jetën e Syhan. Shpejt ai bëhet i dashuri i Syhan (e cila po shtynte një fejesë pa dashuri) dhe zë vendin e djalit për të cilin Tahsin gjithmonë ka ëndërruar. Por, ajo që askush nuk di është se hakmarrja (ndaj Tahsinit) qarkullon në venat e Xhesurit (Kivanc Tatlitug) dhe shfaqja e tij nuk ishte aspak rastësi. A do t’a ndalojë dashuria për Syhan Xhesurin të marrë hak ndaj Tahsinit, apo e gjitha është pjesë e planit të tij të madh hakmarrës…?

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares52 views
Televizion
0 shares52 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com