Header Ad

Thumb ndryshon shtëpinë, tani vijnë në ABC News

04/03/2017
47 Views

Pas 4 muajve e gjysmë transmetimi në ekranin e “Top Channel”, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë vendosur që “për një jetë më të mirë”, të shpërngulen së bashku me krijesën e tyre thumbuese të showbiz-it në një tjetër familje, e cila u ka ofruar mbështetjen maksimale. “Shpresojmë që këtë mbështetje dhe besimin që na është dhënë t’ua shpërblejmë”, – janë shprehur njëzëri gazetaret. Ato nuk kanë dashur të japin më shumë detaje rreth formatit, përveç faktit që këtë herë nuk do të jetë ekskluzivisht vetëm për të rinjtë, por që do të përpiqen që mesazhi i tyre t’u përcillet edhe moshave më të mëdha. Gjatë kësaj jave është transmetuar edhe spoti i ri i emisionit “Thumb”, ku protagonistë ishin edhe personazhe si Aurela Hoxha, Drini Zeqo dhe Ermal Mamaqi, të cilët me shumë mundësi nuk do të mbeten pa u prekur nga “thumbat” e Aulonës dhe Fatmës. Gjithçka ka nisur tashmë në ABC News, nga sot çdo të shtunë prej orës 18:00 ndiqni thumbat e THUMB. Shumë suksese gjithë stafit nga MEDIA•ALBANIA! Shikim të këndshëm!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares51 views
Televizion
0 shares51 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com