Header Ad

SURPRIZAT E FAMILY HD

kanli numër 23 DIGITALB

29/05/2017
87 Views

Kanali më i ri i platformës televizive DigitAlb do të jetë kanali i surprizave, një kanal ndryshe i dedikuar familjes, sepse Digitalb tashmë është një familje e madhe shqiptare. Ne kemi arritur të zbulojmë ekskluzivisht vetëm për ju se kanali më i ri FAMILY HD do të pozicionohet në kanalin numër 23, përveç filmave në cilësinë maksimale që do të tranmsetohen në këtë kanal kryesisht filma për fëmijë, të rinjë, filma me tema sociale e familjare. FAMILY HD do të sjell në ekranet tuaja edhe seriale premierë për fëmijët e të rinjtë, por këto nuk janë programet e vetme të këtij kanali pasi dokumentare të dedikuar mënyrës së jetesës, gatimit, modës dhe natyrës do jenë pjesë e FAMILY HD. Surprizat nuk kanë fund, sepse shumë shpejt në këtë kanal mund të ndiqni edhe seriale turke dhe kështu gjithçka do e shijoni vetëm në 1 kanal, nuk duhet më telekomanda, gjithçka në FAMILY HD, prej 1.Qershorit vetëm në DigitAlb kanali nr.23, kanali që ju mungonte. Për serialet turke akoma nuk ka një zgjedhje dhe një vendim zyrtar nëse do të transmetohen apo jo, por ne kemi zbuluar ekskluzivisht se diçka e bukur po vjen.

postuar në datën 25.Maj

Platforma televizive Digitalb prej datës 1.Qershor pas kanaleve T HD, PLUS HD, Film Një HD, Film Dy HD dhe kanaleve sportive të paketës Supersport sjell për abonentët e kësaj platforme një kanal të ri tematik në cilësinë maksimale audio dhe video, një kanal të dedikuar familjes, FAMILY HD është kanali që do të sjell në ekranet tuaja filma dhe programe për të gjithë familjen. Një dhuratë e bukur nga Digitalb për gjithë klientët e paketave familjare! Shumë shpejt do të ketë edhe kanale të tjera pjesë e Digitalb si pasojë e procesit të digitalizimit të transmetimeve tokësore që pritet të mbyllet në muajin Qershor në qytetet Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

Ne i urojmë shumë suksese dhe ju ftojmë ta ndiqni këtë kanal të ri! Shikim të këndshëm nga MEDIA•ALBANIA!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares52 views
Televizion
0 shares52 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com