Header Ad

Quiz TV loja më e re televizive nga Daljana Sejdia dhe Matilda Mcini në ekranin e News 24

25/02/2017
217 Views
4 Comments

Quiz Tv është një program interaktiv, në themel të të cilit qëndron informacioni dhe kultura. Qëllimi i këtij formati, është të argëtojë, ndërkohë që shpërblen audiencën. Të gjithë grupmoshat kanë mundësi të marin pjesë, thjesht duke telefonuar në numrin e telefonit me pagesë, dhe të testojnë dijet e tyre e të fitojnë shuma të mëdha parash. Quiz Tv do të transmetohet në News24, në orën 15:25-16:25, nga e Hëna në të Premte. Është një program intensive, që kërkon përgatitje maksimale nga i gjithë stafi dhe prezantueset. Formati udhëhiqet nga regjisori Artur Bejzade, i cili vjen pas një eksperience shumëvjeçare në media, ku mund të përmendim dhe realizimin e një prej programeve më ikonike siç është “Porta e Fatit” Është një program i cili do të vijë me risi, dhe lojëra të reja. Moderimin e programit, drejtuesit e këtij projekti ia kanë besuar dy vajzave simpatike Daljana Sejdia dhe Matilda Meçini. Daljana Sejdia, e cila ka ekperienca të mëparshmë në Tv, si prezantuese e programeve të ndryshme në Vizion Plus, Agon Channel dhe se fundmi dhe imazh si prezantuese e shorteut të Albtv nga Albtelecom. Pra ekrani nuk është një fushë e panjohur për Daljanën. Prezantuesja tjetër Matilda gëzon gjithashtu një eksperiencë televizive si prezantuese në programe të ndryshme televizive në Agon Chanel, si dhe një karrierë si modele. Matilda dhe Daljana do të jenë çdo ditë në ekranin e News24, ku secila dallon nga njëra tjetra përsa i përket mënyrës së prezantimit. Ne i urojmë shumë suksese gjithë stafit të këtij programi të ri dhe në veçanti dy prezantueseve! Bëhu pjesë e QuizTVShow! Numri të cilin duhet të telefononi për tu bërë pjesë e programit është numri me pagesë 0900, gjatë fundjavës kjo lojë e re televizive do t’ju ofrojë mundësinë të luani “live” nëpërmjet telefonit.

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares52 views
Televizion
0 shares52 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

4 Responses

  1. pse nuk i pergjigjet numri 09002342 ,telefonatave me pagese nga telefonat mobil te Albtelecom

    Reply
    • Përshëndetje! Stafi realizues i këtij programi na ka informuar se ka një mbingarkesë dhe është një numër shumë i madh telefonuesish, prandaj thirjet telefonike në shumicën e rasteve nuk kryhen fare dhe numri del shpesh herë si i zënë.

      Reply
  2. pse nuk i pergjigjet numri 09002342 ,telefonatave me pagese nga telefonat mobil te Albtelecom

    Reply
    • Përshëndetje! Stafi realizues i këtij programi na ka informuar se ka një mbingarkesë dhe është një numër shumë i madh telefonuesish, prandaj thirjet telefonike në shumicën e rasteve nuk kryhen fare dhe numri del shpesh herë si i zënë.

      Reply

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com