Header Ad

Po vjen koha e Big Brother Albania 9

04/04/2017
23 Shares 611 Views

Formati për të cilin ka më shumë pyetje dhe kureshtje, Big Brother Albania 9 vjen në ekranin e Top Channel prej mbrëmjes së 18.Marsit. Një edicion dhe një formulë ndryshe nga gjithçka që keni parë deri më sot në historinë e këtij formati në të gjithë globin, produksioni i Top Medias dhe autores italiane Alessia Vessicchio do t’ju çudis në këtë edicion të ri me gjithçka, duke filluar që me hapjen e këtij spektakli. Ne kemi arritur të zbulojmë ekskluzivisht vetëm për ju disa prej detajeve të cilat mbahen tepër sekret nga stafi i BBA, kemi arritur të komunikojmë me vëllain e madh. Gjithçka do të transmetohet drejtpërdrejt në dy kanalet e platformës Digitalb, por do të jenë më tepër se 100 sy që janë vendosur në çdo cep të shtëpisë në këtë edicion të ri të BBA9.

Foto e marrë nga Top-Channel

Të gjithë banorët nuk hyjnë vetëm në këtë rrugëtim, por secili prej tyre do të ketë një objekt, një person, një kafshë pjesë të rrugëtimit të tij. Nuk do të jetë as një as dy, por do të jenë më shumë opinionistë, numri nuk është konfirmuar akoma edhe emrat të cilët përfliten se mund të jenë në karrigen e opinionistëve janë Najada Konomi ose siç e njohim ndryshe Noçja, si një banore e edicionit të parë të këtij formati në vendin tonë ajo e njeh më mirë se kushdo formulën e këtij spektakli, Mira Kazhani është emri tjetër që përflitet dhe mendohet të rikthehet sërisht si opinioniste në këtë edicion të nëntë dhe së fundmi dilema Arjan Konomi, a është larguar ai plotësisht nga strukturat e Big Brother apo jo ?! Përgjigjen do e mësoni shumë shpejt dhe ekskluzivisht si gjithmonë vetëm në MEDIA•ALBANIA. Gjithçka është në finalizim e sipër, gjatë këtyre ditëve janë rregjistruar prezantimet e banorëve që do nisin rrugëtimin e tyre 100 ditor ditën e shtunë, 18.Mars dhe ka nisur izolimi i banorëve për të kaluar kështu edhe provën e fundit përpara hyrjes në shtëpinë e vëllait të madh. Java e fundit e pritjes do të sjell një fushatë promovimi spektakolare ndryshe nga çdo edicion, kudo në të gjithë Shqipërinë do të gjeni postera, reklama, fletëpalosje, zarfe, mesazhe rreth edicionit të ri të BBA9, por një javë përpara fillimit vjen edhe një konferencë për shtyp nga produksioni i këtij formati. Mbrëmja e 18.Marsit nuk përfundon në mesnatë, por në orët e para të mëngjesit vjen një format i ri që do të analizojë gjithçka ndodh në spektaklin e drejtuar nga Arbana Osmani, komente, të ftuar dhe lidhje direkte me shtëpinë do ti ndiqni çdo të diel në orët e para të mëngjesit. Nuk ka gjumë në Big Brother 9! Detajet e spektaklit dhe formula po diskutohet ende, por ne kemi zbuluar se pjesë e rrugëtimit të secilit banorë mund të jetë edhe një orë të cilën ata do e marrin në nisje të rrugëtimit dhe ajo do të ndalet në përfundim të rrugëtimit të tyre, nuk do të jetë një orë që tregon kohën dhe datën, por do të jetë një orë e cila u tregon secilit banorë misionin e tij në shtëpi dhe kohën që ai ka në dispozicion për të përmbushur këtë mision. Një formulë tërheqëse apo jo ?! Asgjë nuk konfirmohet dhe zyrtarizohet nga produksioni të cilët qëndrojnë gojë kyçur, por ne vazhdojmë kërkimin tonë për të zbuluar gjithçka rreth edicionit të ri dhe rikthimit të Big Brother në vendin tonë. Ju urojmë një mbrëmje të këndshme, javë të mbarë dhe ju ftojmë të ndiqni këtë edicion të ri të BBA! Sukses gjithë produksionit dhe në veçanti moderatores Arbana Osmanit nga MEDIA•ALBANIA! Gjithmonë të parët…

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares51 views
Televizion
0 shares51 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com