Header Ad

Po vjen fundi i “Sarasvatiçandra“, por një tjetër serial indian fillon nga data 4.Prill, “Si ta quaj këtë dashuri?”

16/03/2017
349 Views

“Si ta quaj këtë dashuri?”, një serial me shifra rekord audience aktualisht në Turqi, Rumani, Maqedoni, SHBA, Afganistan, Rusi, Georgji dhe Bullgari. Në Turqi po shfaqet në prime time, ora 21:00 në Kanalin 7, duke konkuruar me serialet e tjera turke. Duke filluar nga data 4 Prill, një sukses tjetër indian tepër i pëlqyer, i shikuar nga më shumë se 217 milionë teleshikues në të gjithe botën vjen premierë absolute në ekranin e Tvklan. Një histori dashurie si në përralla, me shumë emocion, sekrete dhe rrjedha të ndryshme që sjell jeta. Një serial ideal për të gjithë familjen. Një marrëdhënie dashuri – urrejtje mes dy të rinjve nga dy botë të ndryshme. Shpesh herë, personi i fundit me të cilin do të doje të jetoje, është i vetmi pa të cilin nuk jeton dot. Televizioni Klan prezanton një marrëdhënie të zjarrtë dy të rinjve të cilët nuk mund të bëjnë dot pa njëri-tjetrin, por në të njëjtën kohë nuk mund të jenë bashkë. Një kontrast interesant midis dy karaktereve krejt të ndryshme me ide krejt të kundërta, si Kushi dhe Arnav. Nëse Kushi beson tek “qëllimi”, Arnav beson tek fundi. Për Kushin, marrëdhëniet njerëzore janë shumë të rëndësishme, ndërsa Arnav beson që çdonjëri e ka një “çmim” dhe mund të manipulohet për mirëqenien e tij.

Cili serial indian ju ka pëlqyer më tepër ?!

shiko rezultatin

Loading ... Loading ...

Kushi, një vajze 18 – vjeçare, e thjeshtë dhe shumë e lidhur me familjen, e udhëhequr në jetë nga e drejta dhe morali. Ajo ka disa parime në jetë dhe beson gjithmonë tek e drejta. Ajo nuk ndryshon asgjë nga vetja për t’ju përshtatur kërkesave të pallogjikshme të të tjerëve. Krejt e kundërta është Arnav, 28 – vjec, i ashpër, që kërkon të fitojë me çdo kusht në gjithçka. Një mashkull që beson që çdo gjë mund të blihet në këtë botë, madje edhe vetë dashuria. Ai nuk i vlerëson marrëdhëniet dhe bën gjithçka për të arritur ambiciet e tij, duke mos pyetur për pasojat që mund t’ju shkaktojë të tjerëve. Teksa historia vazhdon, marrëdhënia e tyre dashuri – urrejtje bëhet dëshmitare e disa konfikteve dramatike. Arnav vazhdimisht mundohet t’i rrëzojë Kushit vlerat e moralit, që ajo i ka të shenjta, për t’i provuar vetes që mund të kontrollojë këdo dhe gjithçka. Kushi nga ana tjetër, gjithmonë përpiqet të ndjekë vlerat dhe moralin e saj. “Si ta quaj këtë dashuri”, një nga prodhimet më moderne, më të famshme dhe më të kushtueshme indiane, vjen nga data 4 Prill, nga e hëna në të premte, ora 18:15 (2 episode), premierë absolute në Tv Klan & Klan HD!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares51 views
Televizion
0 shares51 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com