Header Ad

Plus katër, minus dy, emocione në Big Brother

4 ÇIFTE TË REJA HYJNË NË LOJË

06/05/2017
84 Views

Spektakli nisi me një njoftim jo të këndshëm për banorët, por mbi të gjitha për Damianon, për të cilin Big Brother vendosi që ai duhet të dalë nga shtëpia, pasi ka thyer rregullat bazë, është vërtetuar se gjatë qëndrimit në hotel, ai ka komunikuar me telefon dhe kjo ishte një prej shkeljeve.  Por, ai ishte çift me Armelën dhe në bazë të rregullave të lojës, së bashku me Damianon nga shtëpia largohet edhe ajo.

This slideshow requires JavaScript.

 

Mbrëmjen e sotme opinionistët ishin Eno Popi dhe Isli Islami, dy moderatorët e “Wake Up”, emisionit të mëngjesit në Top Channel. Prova e javës nuk është kaluar me sukses nga banorët dhe ata kanë vetëm 40% të buxhetit për javën e ardhshme që do të jetë me të vërtetë e bukur për t’u ndjekur. Pas daljes së Damianos dhe Armelës, nga shtëpia e Big Brother u largua edhe një tjetër çift, por këtë herë ishte publiku ai që vendosi për ta. Olsi-Fiorentina, Lupçe-Katerina dhe Benardi e Xheni ishin çiftet në nominim gjatë kësaj jave dhe publiku vendosi që Benardi dhe Xheni të lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Aventura e tyre përfundon këtu në Big Brother dhe njëkohësisht humbën të drejtën për të fituar çmimin e madh. Shtëpia thuajse u boshua për pak, por jo nuk u fut as një as dy madje as tre, por katër çifte të reja nisën sonte aventurën në shtëpinë e Big Brother. Çifti i parë janë Gastare-Admand, Gastare është 28 vjeç. Ajo banon në qytetin e Sarandës dhe punon menaxhere. Ndërsa Admandi është 29-vjeç, vjen nga Konispoli dhe punon si teknik. Enida-Marjus dhe Elisona-Donald janë dy çiftet e reja që futen në shtëpi. Ambra dhe Elsamed ju bashkuan banorëve të tjerë të shtëpisë, duke u bërë zyrtarisht banorë të këtij edicioni të Big Brother.

Shikim të këndshëm!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares51 views
Televizion
0 shares51 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com