Header Ad

“OSCARS 2017” të dielën në transmetim direkt në Top Channel

24/02/2017
35 Views

Duket se gjithçka është gati në “Hollywood” për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” të dielën, ndërsa Los Angeles përgatitet të presë natën më magjepsëse të qytetit.

Pavarësisht shiut, punëtorët kanë përgatitur zonën ku do të zbresin personalitetet e famshme që do të marrin pjesë në ceremoni, ndërkohë që janë vendosur edhe ekrane gjigante ngado.

Muzikali romantik “La La Land” është pretendenti kryesor për disa statueta, pasi është nominuar në 14 kategori. Me 14 nominimet në kategoritë e “filmit më të mirë”, “aktorit”, “aktores”, “producentit më të mirë” etj, muzikali që flet për një aktore në vështirësi dhe të dashurin e saj pianist “Jazz”-i, ka barazuar rekordin e regjistruar në vitin 1997 nga “Titaniku” dhe atë të 1950-s me filmin “All about Eve”.

“La La Land” është bërë gjithashtu i pari muzikal që nominohet për “filmin më të mirë” në ceremoninë e “Oscars”, që nga “All That Jazz” në vitin 1979.


Akademia e Arteve Vizive dhe Shkencave me 6.600 anëtarë, që voton për “Oscars”, ka një histori të reagimit të mirë ndaj filmave që flasin për shoë-biznesin, duke pasur parasysh këtu edhe fituesit e çmimeve vitet e kaluara, “Birdman” dhe “The Artist”.

Ceremonia e këtij viti do të drejtohet nga moderatori Jimmy Kimmel

Është eventi më i pritur i vitit në botën e kinematografisë, por ndonëse sytë e botës do të drejtohen në 26 shkurt nga teatri Dolby i Hollivudit për ceremoninë e 89-të të çmimeve OSCAR, nuk do të jenë të paktë ata që do të ndjekin me kërshëri edhe veshjet e yjeve ne tapetin e kuq, një pasqyrë e trendeve të momentit dhe një parathënie për tendencat në vazhdim.

Ky event do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e Top Channel në mesnatë dhe do të vijë nën drejtimin e Ledion Liços, i cili do të jetë i shoqëruar nga një panel ekspertësh me emra të njohur si Joni Shanaj, Genc Përmeti, Blerta Zeqiri dhe Veton Nurkollari.

Sa i përket veshje, do të jenë Alketa Vejsiu, Niko Komani, Endrit Mërtiri, Armina Mevlani dhe Bledi Strakosha, ata që do të japin notat për yjet hollivudianë që nxitojnë të përqafojnë markat e luksit.

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares313 views1
BIG BROTHER
0 shares313 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares9 views
Televizion
0 shares9 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares28 views
Televizion
0 shares28 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com