Header Ad

#njoftim Në datën 30.Qershor.2017 fiken antenat analoge në Tiranë dhe Durrës

08/05/2017
122 Views

Më në fund procesi i kalimit në transmetimet numerike, po ecën mirë dhe ju njoftojmë se data përfundimtare e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës është data 30 qershor 2017. AMA ju tërheq vëmendjen të gjithë subjekteve audiovizivë që ushtrojnë veprimtari televizive analoge, të marrin masat për të mbështetur programin e tyre në rrjetin numerik të RTSH ose në njërin prej rrjeteve numerike kombëtare të licencuara nga AMA. Nga ana tjetër, AMA kërkon nga publiku i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset me marrës digjital (dekoderë të tipit DVB-T2) , pasi në të kundërt, mbas datës 30.06.2017, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive.

NGA DATA 30.QERSHOR NUK KA MË MIZA NË EKRAN!!! vetëm në Tiranë dhe Durrës 😀

 

Dekoderin DVB-T2 e përfitojnë falas vetëm familjet që marrin ndihmë ekonomike, ndërsa televizorët e gjeneratës së re e kanë të instaluar dhe nuk ju duhet të blini një tjetër dekoder apo televizor të ri, ndërsa të gjithë ju që keni një televizor të vjetër duhet të blini një të ri ose të merrni dekoderin DVB-T2 të cilin duhet ta lidhni me televizorin tuaj dhe një antenë të thjeshtë, ky dekoder kushton rreth 3000 lek, por në treg gjeni edhe dy dekodera të tjerë nga dy platformat televizive Digitalb dhe Tring përmes të cilëve ju mund të ndiqni edhe kanalet me pagesë të paketave përkatëse. Shikim të këndshëm dhe punë të mbarë gjithë kanaleve televizive shqiptare!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares51 views
Televizion
0 shares51 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com