Header Ad

Ndizen karriget e The Voice 6, premiera e audicioneve të fshehura në Top Channel

28/01/2017
35 Views

‘The Voice of Albania’ në edicionin e tij të gjashtë, vjen më ndryshe nga programi që ishim mësuar të ndiqnim më parë. Risia më e madhe e këtij edicioni nisi me publikimin e emrave të trajnerëve. Alban Skënderaj, Rona Nishliu, Besa dhe Xuxi janë katër trajnerët e rinj, të cilët provojnë për herë të parë peshën e një spektakli si ‘The Voice’. Paralel me ta, janë katër asistent trajnerët: Kamela Islamaj, Gent Myftaraj, Merland Kademi dhe Eugent Bushpepa. Drejtor artistik i ‘The Voice of Albania’ është Alban Male. Nga ana tjetër, qëndrojnë konkurrentët. Këtë vit, ata do të jenë më pranë publikut me historitë e tyre. Është ideuar kështu, pasi The Voice of Albania përveç misionit për zbulimin e talenteve, ka si qëllim të sjelli përpara publikut konkurrentët dhe jashtë skenës.

Ata bëhen më të prekshëm në jetën reale, në mënyrë që të gjithë teleshikuesit të njihen plotësisht me ta. Spektakli i këtij viti ka dhe një korrespondente online. Një konkurrente e edicionit të pestë të ‘The Voice of Albania’ i bashkohet stafit. Ajo është Fjoralba Ponari. Një pjesë e rëndësishme e këtij talent show, mbeti e pandryshuar. Prezantuesi i The Voice, do të jetë Ledion Liço. Ai i ka qëndruar besnik programit prej pesë vitesh dhe do vazhdojë të jetë i tillë dhe në edicionin e gjashtë të tij. Pak orë na ndajnë nga premiera e Audicioneve të Fshehura.

Mos e humbisni premierën e spektaklit sonte në mbrëmje, ora 21:00 në ekranin e Top Channel! Ne i urojmë shumë suksese gjithë stafit të TheVoice! Shikim të këndshëm!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares52 views
Televizion
0 shares52 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com