Header Ad

Megi & Bianka në ekranin e Vizion Plus

07/04/2017
254 Views

“Megi dhe Bianka” është një serial televiziv italian. Transmetimi i sezonit te pare ka nisur ne 29 Gusht 2016 ne rrjetin televiziv italian Rai Gulp. Sezoni I dyte ka nisur ne 11 Janar 2017 ne po te njejtin rrjet televiziv. Nga 2017-a seriali ka nisur transmetimin e tij edhe ne Brazil, France, Rusi dhe tani edhe ne Shqiperi permes ekranit te Vizion Plus.

Sezoni i parë

Megi është një adoleshente amerikane,  e cila fiton një bursë për të studiuar në Akademinë e Modës në Milano, një shkollë prestigjioze me famë ndërkombëtare. Megit iu realizua ëndrra për t’u bërë stiliste. Ndërsa Bianka është bija e një sipërmarrësi italian, i cili është shumë aktiv në sektorin e modës. Kësisoj, fati i Biankës është i paracaktuar: ajo duhet të ndjekë një shkollë mode dhe jo atë që do të donte, një shkollë muzike. Megi dhe Bianka njihen në Akademinë e Modës në Milano, por fakti që vijnë nga dy realitete të ndryshme, e vështirëson marrëdhënien e tyre. Ato do të grinden, por edhe do të mësojnë ta njohin më mirë njëra-tjetrën derisa një ditë do të formojnë edhe një grup muzikor bashkë me miqtë e tyre: Kuinin, Zhakun dhe Edunë.

Megi dhe Bianka do të shoqërohen nga një sërë personazhesh në jetën e tyre të përditshme: Zhaku, biri i një manjati mode, Kuini, i cili ëndërron të bëhet fotograf, Eduardi, një model premtues, por jo shumë i zgjuar, Juki, që do të bëhet stiliste, Nausika, harpia e grupit, e cila do të shkaktojë shumë tension mes Megit dhe Biankës dhe Leo, një djalë i zgjuar që vdes të shpenzojë para.

Të gjithë protagonistët i bashkon pasioni për modën dhe muzikën, por mes tyre do të ketë rivalitet, miqësi, xhelozi, dashuri, ëndrra dhe zhgënjime. Përgjatë gjithë serialit do të ketë shumë histori dashurie, si mes të rinjve, ashtu edhe mes të rriturve, ndonëse jo të gjitha këto histori do të shpalosen që në sezonin e parë. Sezoni i parë do të mbyllet me zbulimin që Megi dhe Bianka janë motra.

 

Sezoni i dytë

Në sezonin e dytë, Megi dhe Bianka ende nuk mund ta pranojnë që janë motra dhe grindjet mes tyre vazhdojnë. Në Akademi vijnë tre nxënës të rinj: Endrju, Suzana dhe Filipi i “CoolGhost”. Gjithashtu, do të ketë edhe mësues të rinj, si ish-ylli i popit Ruxhero Falkes dhe Rejçëll Dejvis. Megi dhe Endrju, Bianka dhe Filipi dhe Kuini e Suzana do të përjetojnë histori dashurie. Megi zbulon se “Everblack”, në fakt, është Endrju! Ata do të lidhen, por Endrjut nuk i intereson Megi; ai e përdor atë për t’u afruar me “Moodboars” dhe për t’i sabotuar ata në garën e fundit, që të dalë vetë fitimtar. Pasi Megi mëson se është mashtruar, ndahet nga Endrju. Në fund të sezonit të dytë, Megi puthet me Zhakun dhe kështu nis historia e tyre e dashurisë. Megi merr një ofertë nga “Lussy Style”, ku nis të kalojë kohë me Alberton, babanë e Biankës. Grupi “Moodboards” del me sukses në spektaklin në teatrin “Sistina”.

Personazhet e serialit

Megi ëndërron të bëhet stiliste e famshme dhe në moshën 16-vjeçare i jepet mundësia ta realizojë ëndrrën e saj, pasi fiton një bursë për të studiuar në Akademinë e Modës në Milano, një shkollë prestigjioze. Por asaj nuk i pëlqen vetëm moda: nga e ëma, ka trashëguar pasionin për muzikën dhe prandaj nuk e ndan kitarën nga vetja.

 

Bianka është simboli i rregullit dhe perfeksionit dhe është trashëgimtare e kompanisë “Lussi”, një nga kompanitë më prestigjioze të modës në Itali. Babai i saj e detyron të ndjekë Akademinë e Modës në Milano, përkundër ëndrrës së saj për muzikën. Bianka ka një zë të shkëlqyer dhe do të jetë pikërisht Megi ajo që do ta ndihmojë të shpalosë pasionin e saj të vërtetë.

 

Zhaku është një djalë i sofistikuar, tip snobi, nga ata që u shkojnë të gjitha vajzat pas. Ai është djali i një italianeje dhe një parisieni dhe kësisoj, jeton mes Milanos dhe Parisit. E ëma e ka lënë që të vogël dhe ai është rritur me babanë miliarder, i cili nuk ka ditur ta edukojë si duhet. Zhaku ende nuk e di se çfarë kërkon nga jeta.

 

Kuini është një djalë bukurosh, i thjeshtë dhe i ndjeshëm e për rrjedhojë, romantiku i grupit. Ai vjen nga një familje skoceze dhe ëndërron të bëhet fotograf. Ai është regjistruar në Akademinë e Modës në Milano, pikërisht sepse aty jep mësim fotografi me famë botërore, Ferrari. Ai do të bëhet shok me Megin që ditën e parë të shkollës.

 

Nausika është rritur në një familje ku përsosmëria është kryefjala e çdo dite. Kështu, objektivi i saj i vetëm është të dalë gjithmonë fitimtare, por sidomos kur rivalet e saj janë Megi dhe Bianka.

 

 

Juki është shumë e lidhur me origjinën e saj dhe ka një shpirt të dëlirë. Pasioni i saj më i madh është… Eduardi! Duke qenë një vajzë naive, Juki manipulohet lehtësisht dhe për këtë arsye do të jetë pjesë e grupit të Nautikës, dhelprës së Akademisë së Modës.

 

Suzana është vajza e çuditshme e grupit “CoolGhost” dhe ngjan pak me Megin, por i mungon entuziazmi i saj. Ajo është e çuditshme në kuptimin që është gjithmonë e mërzitur, por papritur do të zbulojë se në Akademi ekziston dikush që mund t’ia ngrohë zemrën…

 

Endrju, përveçse është lideri i grupit “CoolGhost”, si këngëtar dhe kompozitor, është edhe blogeri i famshëm i faqes “Everblack”. Ai ndan me Megin dashurinë për muzikën dhe kauzat ekologjike, por ata kanë shpesh mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.

 

Leonardi është djali i një miliarderi spanjoll dhe është mësuar t’i shërbejnë e t’i rrinë të gjithë gati. Nuk pranon t’i thotë dikush “jo”. Ai është i bindur se mund të blejë gjithçka me një kartë krediti. Vallë do ta kuptojë ai se jo gjithçka blihet me para?

 

 

 

Eduardi është një djalë i mirë, i bukur, por jo shumë i zgjuar. Është shumë naiv dhe beson gjithçka që i thonë. Juki është shoqja që e shoqëron në çdo aventurë, ndërsa shoku i tij i ngushtë quhet Franc.

 

Marrë nga Vizion Plus

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares52 views
Televizion
0 shares52 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com