Header Ad

Më në fund vjen vëllai i madh, nis aventura në Top Channel nën drejtimin e Arbana Osmanit

04/04/2017
49 Views

Një orë e pak minuta na ndajnë nga startimi i Big Brother Albania 9, një spektakël që ka krijuar shumë kureshtje ende pa nisur. Gjithçka mbahet ende sekret nga produksioni, emrat e opinionistëve do të zbulohen vetëm në orën 21:00, por ne ju konfirmojmë se do jenë më shumë se 2 opinionistë në këtë spektakël. Numri i banorëve do të jetë më i lartë nga gjithë edicionet e mëparshme, por jo aq shumë sa mendoni ju. Çmimi i madh e kalon shumën 100 milionë lek në këtë edicion, por fituesi do të jetë një ÇIFT, një DYSHE. Banorja e parë që është zbuluar nga gazeta “Panorama” quhet Kejda Jahja, ajo hyn në këtë lojë me të dashurën e saj të zemrës. Është deklaruar se në shtëpinë e famshme do të futen disa çifte me të drejtën për të fituar çmimin e madh si një individ i vetëm dhe mbi të gjitha se nuk do të lejohet kryerja e marrëdhënieve seksuale, diçka që është bërë në disa edicione, por si çdo rregull edhe ky ka një përjashtim në rastet kur vendos Big Brother gjithçka do të jetë e lejueshme. Nëse thyhen rregullat, sigurisht kostoja është përjashtimi nga loja dhe mundësia për të fituar çmimin e madh. Çift mund të jetë shumë gjëra, seks, grindje, dashuri, romanticitet por edhe tradhëti. Një nga risitë e shumta të këtij edicioni të ri është edhe ‘Big Bastards’ një format satirik i stilit radiofonik që nis menjëherë pas spektaklit të madh të së shtunës. Gjithashtu të dielën në orën 13:00 vjen ‘FAN CLUB 9’ nën drejtimin e Albana Osmanit dhe opinionin e Olti Currit, përmbledhjet ditore do të transmetohen në Top Channel nga e hëna në të premte në orën 16:55 dhe gjithçka mund ta ndiqni 24 orë në 7 ditë të javës në dy kanalet e dedikuar të Big Brother në platformën Digitalb dhe gjithë partnerët zyrtarë të kësaj platforme me një abonim prej 1990 LEK për gjithë kohën që zgjat spektakli. Ne i urojmë shumë suksese gjithë produksionit të këtij super spektakli dhe në veçanti moderatores Arbana Osmani dhe autores italiane Alessia Grieco Vessicchio për punën fantastike që ka bërë në këtë edicion të ri! Surprizat nuk kanë fund të këtë BIG BROTHER, edhe në MEDIA•ALBANIA çdo të diel vjen një rubrikë e dedikuar këtij spektakli ku do të komentojmë gjithçka që ndodh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por do të zbulojmë edhe shumë informacione #ekskluzive! Shikim të këndshëm!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares51 views
Televizion
0 shares51 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com