Header Ad

Kush është Tuba Büyüküstün ?!

28/03/2017
83 Views

Tuba Büyüküstün ka lindur në 5.Korrik.1982 në Stamboll. Ajo është diplomuar në vitin 2004 në Universitetin e Arteve të Bukura të Mimar Sinan, universiteti më i mirë i artit në Turqi. Ajo është e gjatë 1,73m dhe peshon 53kg, shenja e saj e horoskopit është gaforrja. Në fillim ajo nisi të ishte pjesë e disa reklamave televizive e më pas u bë pjesë e serialit “Çemberimde Gül Oya”. Audienca e mirëpriti këtë vajzë të re dhe të bukur, ndërsa talenti e bëri atë të fitonte rolin kryesor në serialin Asi (*serial i transmetuar në Kosovë në ekranin e KTV). Ajo nisi një lidhje me Bülent İnal në vitin 2005 dhe kjo zgjati vetëm 2 vite, shkaku i ndarjes ishte aktorja Beren Saat, pasi Bulent kishte një pëlqim ndaj Beren dhe që prej këtij pëlqimi, këto dy aktore nuk marrin pjesë në asnjë produksion apo event të përbashkët. Në një tjetër serial ”Gönülçelen” ajo gjeti partnerin e saj Onur Saylak me të cilin është e martuar që prej vitit 2011 në Paris, Francë. Në 19.Janar të po këtij viti vijnë në jetë dy vajzat e saj binjake dhe kjo e detyron Tubën të zhvendoset në Francë dhe të lëri karrierën e saj si aktore, por ishte viti 2013 që e riktheu atë në Turqi për çmimet EMMY ku ajo ishte e nominuar dhe në 2014 ajo rikthehet në ekran me serialin “Diamante dhe Dashuri” të transmetuar në Shqipëri në ekranin e Tvklan. Prej 21.Majit të 2014 ajo është ambasadore ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve e UNICEF.

Projekti i fundit televiziv është Cesur Ve Güzel ose Xhesuri dhe e bukura që prej vjeshtës së 2016-ës dhe mendohet të jetë më i miri i saj pasi partneri në këtë serial është aktori Kıvanç Tatlıtuğ, princi dhe princesha në një serial e kanë quajtur mediat këtë bashkëpunim të dy aktorëve më të mirë të Turqisë. Edhe pse u fol shumë se Tuba nuk do të ishte pjesë e këtij seriali për shkak të xhelozisë së bashkëshortit të saj, por jo gjithçka po ecën shumë mirë dhe seriali është një sukses. Mos e humbisni Tubën në këtë super serial të ri që nis transmetimin në Kosovë në ekranin e KTV – Kohavision nga data 3.Prill në orën 21:00 dhe në Shqipëri në ekranin e Tvklan menjëherë pas përfundimit të serialit turk “Fate të kryqëzuara” që pritet të jetë Shtatori i këtij viti, gjithashtu të gjithë ju që nuk prisni dot mund ta ndiqni në STARTV çdo të enjte në orën 18:00 ku aktualisht ky serial po shkon drejt fundit të sezonit të parë. Shikim të këndshëm!

Mundësuar nga MEDIA•ALBANIA

You may be interested

SONTE FINALJA E YFSF2
Televizion
0 shares5 views
Televizion
0 shares5 views

SONTE FINALJA E YFSF2

mediaalbania - May 29, 2017

SONTE është NATA FINALE e spektaklit "YOUR FACE SOUNDS FAMILIAR 2" në ekranin e TV KLAN, nga Vera Grabocka & Alketa Vejsiu…

SURPRIZAT E FAMILY HD
Ekskluzive
1 shares8 views
Ekskluzive
1 shares8 views

SURPRIZAT E FAMILY HD

mediaalbania - May 29, 2017

Kanali më i ri i platformës televizive DigitAlb do të jetë kanali i surprizave, një kanal ndryshe i dedikuar familjes,…

Eni Çobani feston ditëlindjen
Televizion
0 shares4 views
Televizion
0 shares4 views

Eni Çobani feston ditëlindjen

mediaalbania - May 28, 2017

Një prej juristeve më të mira që ne kemi në vendin tonë, drejtuese e rubrikës "Shihemi në Gjyq" në programin…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com