Header Ad

“Içerde” mbërrin në Shqipëri në ekranin e Klan Plus

28/03/2017
14 Shares 456 Views

Klan Plus së shpejti do të nisë transmetimin e serialit më të suksesshëm turk të momentit, “Içerde” (I infiltruari).

Lajmi konfirmohet nga drejtori i programacionit ne TVKLAN, Albert Dumani dhe nga kompania e produksionit “Ay Yapim”, e cila tha se “Içerde” së shpejti do të transmetohet edhe në gjashtë shtete të tjera, përfshirë Greqinë, Indinë, Rumaninë, Iranin, Irakun dhe Shqipërinë.

“Içerde” është një superprodhim turk, që nisi transmetimin në shtator të vitit 2016 në Turqi, dhe që atëherë ka thyer të gjitha rekordet, duke u renditur si më i shikuari në vend.

“Içerde” gëzon nivelet më të larta të shikueshmërisë së viteve të fundit në Turqi dhe është seriali turk më i shikuar i të gjitha kohërave në “Youtube”.

“Içerde” është një prodhim i kompanisë së produksionit “Ay Yapim”, kompani që ka prodhuar edhe serialet më të pëlqyera nga shqiptarët si “Ezel”, “Kuzey Guney”, “Diamante dhe dashuri”, “Dashuri e ndaluar”, etj.

ICERDE

Kur vëllai i Sarpit, Umuti zhduket dhe mendohet i vdekur, nëna i rrënjos atij kujtimin e të vëllait. Sarpi fajëson veten për humbjen e të vëllait teksa luanin në kopsht dhe nuk arrin ta pranojë mungesën e tij.

Në momentin që Sarp është në prag të diplomimit nga akademia e policisë, atij i kërkohet nga shefi i policisë të infiltrohet tek një organizatë kriminale e drejtuar nga Xhelal Karabash.

Sarp inskenon një tentativë vrasjeje ndaj shefit të policisë dhe burgoset për një vit. Me të dalë nda burgu i’a del të infiltrohet tek banda e Xhelalit, dhe të bëhet një ndër personat e tij më të rëndësishëm dhe të besueshëm. Nëna e Sarpit nuk arrin ta kapërdijë këtë, duke qenë se ushqente një urrejtje të madhe ndaj Xhelalit, ish-bos i dyshuar edhe i bashkëshort të saj të ndjerë.

Sarp beson se nëse i’a del të burgosë Xhelalin do të arrijë të gjejë paqen mendore dhe shpirtërore, madje të gjejë edhe të vëllanë. Me avancimin në botën e Xhelalit, ai e shikon veten tek dashurohet me të përkëdhelurën e tij, Melekun.

Melek ishte marrë nga rrugët nga Xhelali, së bashku me shokun e saj, Meritn, pasi ata ishin mbajtur nga një organizatë kriminale si lypës në rrugët e Stambollit.

Tashmë ajo është në pozicionin e vajzës së adoptuar të Xhelalit dhe avokatja e tij. Merti ndërkohë, është vëllai i Sarpit, i rritur nga Xhelali dhe i infiltruar në polici. Xhelali i cili di gjithçka, shpejt do t’i vendosë përballë dy vëllezërit, dhe pret ditën për të shpëtuar nga e gjithë familja.

Sarp, një polic i infiltruar tek banda dhe Mert, njeri i Xhelalit i infiltruar në polici, e gjejnë shpesh veten përballë njëri tjetrit, shpesh duke u përpjekur t’i japin fund tjetrit.

A do ia dalë dashuria vëllazërore të tejkalojë të gjitha ndryshimet dhe të mjekojë zemrat e plagosura?

Serialin e jashtëzakonshëm do të mund ta ndiqni së shpejti në ekranin e Klan Plus.

Në serial luajnë disa prej aktorëve më të njohur turq, Çağatay Ulusoy, Aras Bulut Iynemli dhe Çetin Tekindor. Po ashtu, edhe dy aktoret e reja, Bensu Soral dhe Damla Colbay, të cilat janë aktualisht në qendër të vëmendjes në Turqi falë suksesit të arritur.

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares52 views
Televizion
0 shares52 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com