Header Ad

“hakmarrje” nga 30.Marsi në TVKLAN

28/03/2017
234 Views

Zbulohet seriali i radhës, pas “Maral“ vjen “Hakmarrje” nga 30.Marsi në Klan

Beren Saat do të rikthehet së shpejti në ekranin e Tv Klan. “Hakmarrje” është seriali i ri që ka protagoniste aktoren e njohur për rolin e Bihterit në serialin “Dashuri e ndaluar”. Një nga serialet më të suksesshme që janë transmetuar në Turqi, duke filluar nga 30 marsi do të fillojë transmetimin edhe në Tv Klan. Aktorja e famshme dhe më e paguar në Turqi, protagoniste në serialin e famshëm “Dashuri e Ndaluar”, do të risjellë një dramë të re në serialin Intikam (Hakmarrje), versioni truk i serialit HIT “Revenge”, nga gjiganti amerikan “Walt Dinsey”. Drama emocionuese që ka në qendër luftën e një gruaje për të marrë hak për të atin, ka arritur shifra record shikueshmërie në Turqi, Greqi (Mega), Kroaci (RTL), Rumani (Kanal D), Pakistan (Geo), vendet Arabe (OSN) etj.

“Hakmarrje” flet për jetën e një vogëlusheje që “shkatërrohet”, kur babai i saj burgoset pa të drejtë. Ajo rritet me qëllimin e vetëm për t’u hakmarrë: “Sepse kur dikush të merr atë që ti do më shumë në këtë në jetë, dikush duhet të “paguajë” për këtë!” Yağmur Özden shpërngulet në një lagje të pasur buzë Bosforit në Stamboll. Emri i saj i vërtetë është Derin Çelik. Babai i saj Adil është dënuar pa të drejtë për një krim që nuk e ka kryer dhe më pas është burgosur. Derin është rritur në jetimore, me idenë që babai i saj ka qenë fajtor. Adil dëshironte që e bija të merrte vesh të vërtetën dhe i lë asaj një ditar që t’ia jepnin një ditë. Derin mëson të vërtetën e babait të saj kur mbush 18 vjeç, por atëherë ishte shumë vonë. Babai i saj vdes në burg, edhe pse i pafajshëm. Derin vjen në lagjen e saj të fëmijërisë me një identitet tjetër, me qëllimin për të marrë hak ndaj atyre që tradhtuan të atin e saj.

“Hakmarrje” do të vijë çdo ditë nga e hëna në të premte, në orën 16:05, premierë në ekranin e Tvklan prej 30.Marsit. Shikim të këndshëm nga MEDIA•ALBANIA!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares51 views
Televizion
0 shares51 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com