Header Ad

“Cesur Ve Güzel“ sezonin e ri televiziv vjen në ekranin e TV Klan

28/03/2017
18 Shares 468 Views

Ne kemi arritur të zbulojmë ekskluzivisht për ju serialin më të ri të blerë nga Televizioni Klan, ai është “Cesur Ve Guzel“, seriali më i ri turk i cili po merr një audiencë rekord në Turqi, seriali që bëri bujë për shkak të bashkimit të Kivanc Tatlitug dhe Tuba Büyüküstün. Ndryshe, “Guxim dhe Bukuri” është një produksion i kompanisë Ay Yapım i cili po transmetohet aktualisht në ekranin turk të STAR TV që prej datës 10.Nëntor.2016. Një dramë epike, e cila do të mbërthejë pranë ekranit të gjithë publikun me ngjarjet dhe të papriturat e paimagjinueshme. Një dashuri e thellë, por edhe një luftë e ashpër deri në fund. Kivanc Tatlitug do të jetë në rolin e një djali të pashëm të quajtur Cesur në rolin e një të keqi, edhe pse në vetvete është i ndershëm dhe qëllimi është të marrë hak. Tuba, nga ana tjetër ose Korludağ, do të ketë rolin e një vajze naive, në dukje, e cila do të përjetojë një dashuri pasionante, përmes së cilës do t’i duhet të përballet me shumë peripeci. Lufta mes dy familjeve të mëdha do ta vërë në rrezik dashurinë e dy të rinjve, të cilët do të sakrifikojnë shumë nga vetja për të triumfuar në fund. Një tjetër super produksion, një tjetër rekord audience, një blerje e shkëlqyer për TV Klan dhe publikun shqiptar! Mos e humbisni këtë serial i cili pritet të nis në muajin Shtator! Shumë shpejt në Klan vjen “Kösem Sultan”, ndërsa për serialet e tjera që keni lexuar nëpër faqe të ndryshme janë të gjitha thashetheme! Së bashku ne jemi gjithmonë të parët, me ju më të mirët! Shikim të këndshëm dhe faleminderit që na ndiqni çdo ditë!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares51 views
Televizion
0 shares51 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com