Header Ad

Big Brother 9 fillon në 18.Mars ?!

05/03/2017
104 Views

Ky është edicioni i dashurisë, është Big Brother Albania 9, një edicion ndryshe nga gjithçka që keni parë deri tani, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në BOTË. Gjatë kësaj jave në Tiranë janë hapur audicionet për këtë edicion të ri dhe kanë qenë tre anëtarët e jurisë Erald Pashaj, Anisa Brahimi dhe Edmond Dragoti ata që janë përballur me kandidatët për banorë të këtij edicioni, midis tyre edhe shtetas të huaj, por asnjë prej tyre nuk është përzgjedhur sepse të gjithë do kalojnë në të tjera prova përpara hyrjes në shtëpinë e vëllait dhe motrës së madhe në këtë edicion të ri. Audicionet do të vijojnë në Prishtinë në datat 21 & 22 Janar dhe në Shkup në 11 & 12 Shkurt. Në audicionet e Tiranës janë rregjistruar më shumë se 1000 aplikues, ndërsa në faqen zyrtare të Big Brother në internet janë dërguar mbi 5000 aplikime deri tani dhe vazhdojnë të jenë të hapura për të gjithë ata që kanë dëshirë të jenë pjesë e kësaj shtëpie. Të gjithë mbi moshën 18 vjeç mund të jenë banorët e saj, të fejuar, të martuar, prindër, fëmijë, çifte apo i vetëm ti mund të luash lojën tënde, por fituesi do jetë ai që përcjell më tepër dashuri. Edicioni i ri ashtu siç ka konfirmuar edhe prezantuesja, Arbana Osmani do të ketë vlera dhe histori personale të konkurentëve. Shtëpia e këtij edicioni do të jetë një prej shumë surprizave, ajo ndryshe nga edicionet e kaluara po krijohet nga motra e Big Brother, që hyn në lojë me të njëjtin rol si të vëllait të madh, ajo është “kujdestarja e shtëpisë”, mund të ndryshoj fatin e banorëve, ti vendos ata në prova të ndryshme, por edhe mund ti largoj ata nga shtëpia e saj. Ne kemi arritur të zbulojmë ekskluzivisht vetëm për ju se data e mundshme për fillimin e këtij edicioni të ri është 18.Mars.2017, kjo nuk është zyrtarizuar ende nga produksioni i këtij formati dhe stafi i Top Channel, por besojmë se do jetë ajo e nisjes së këtij rrugëtimi 100 ditor në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Për të zbuluar më shumë detaje duhet të qëndroni vetëm me MEDIA•ALBANIA! Shikim të këndshëm dhe faleminderit për gjithçka!

You may be interested

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…
BIG BROTHER
0 shares371 views1
BIG BROTHER
0 shares371 views1

VOTO! PËR MUA ÇIFTI FITUES ËSHTË…

mediaalbania - Jun 23, 2017

PËRSHËNDETJE! Më poshtë është i hapur sondazhi i fundit për spektaklin BIG BROTHER ALBANIA 9, ju mund të votoni çiftin…

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…
Televizion
0 shares56 views
Televizion
0 shares56 views

Zbulohet lista e kanaleve dixhitale, edhe pak ditë…

mediaalbania - Jun 22, 2017

AMA ka zyrtarizuar listën dhe renditjen e kanaleve shqiptare, kombëtare dhe atyre lokale në dekoderat dhe marrësit tokësor DVB-T2, tashmë…

Floriana Garo shpall fejesën
Televizion
0 shares52 views
Televizion
0 shares52 views

Floriana Garo shpall fejesën

mediaalbania - Jun 18, 2017

Kishte zgjedhur që marrëdhënien e dashurisë ta ruante vetëm për vete, pa e bërë publike, dhe arriti ta shijojë deri…

Leave a Reply

%d bloggers like this:
www.000webhost.com